Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Paul Ryan - kryesues i ri i Dhomës Përfaqësuese


Paul Ryan duke e dhënë betimin si kryesues i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Paul Ryan duke e dhënë betimin si kryesues i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Kryesuesi i ri i zgjedhur i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, sot ka premtuar largimin e dallimeve në Partinë Republikane dhe ripërtritjen e kësaj dhome, të cilën e vlerësoi si të “thyer”.

Zoti Ryan i fitoi 236 vota në mesin e 247 republikanëve, pas dorëheqjes së kryesuesit të mëparshëm, John Boehner.

Zoti Ryan tha se Dhoma Përfgaqësuese do të merret me çështje të vështira, përfshirë reduktimin e deficitit të buxhetit dhe reformimin e taksave, duke theksuar se kjo gjë do të ndihmoj në rritjen e të ardhurave dhe daljen e njerëzve nga varfëria.

XS
SM
MD
LG