Ndërlidhjet

Ukrainë: Refuzohet propozimi rus për fluturime


Pamje e udhëtarëve duke hyrë në një aeroplan të Ukrainës

Pamje e udhëtarëve duke hyrë në një aeroplan të Ukrainës

Agjencia ruse e aviacionit thotë se u ka propozuar autoriterteve të aviacionit të Ukrainës vazhdim të bisedimeve për ripërtritjen e fluturimeve ndërmjet dy vendeve.

Agjencia Federale Ajrore e Rusisë, Rosaviatsia, thotë se dje i ka dërguar letër Shërbimit Shtetëror të Aviacionit të Ukrainës, në të cilën ka shprehur “gatishmëri për vazhdimin e dialogut, me qëllim të ripërtritjes së shpejtë të transportit ajror ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës”.

Por, një zëdhënës i Ministrisë së infrastrukturës së Ukrainës tha se bisedimet mund të vazhdojmë vetëm “nëse Rusia i paguan gjobat ekzistuese dhe i ndalë fluturimet në hapësirat e kufizuara, e veçanërisht në Krime”.

Prej 25 tetorit, fluturimet direkte ndërmjet dy vendve janë ndalur, pasi kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja të Ukrainës kundër Rusisë.

Në fund të muajit të kaluar, Ukraina pat shpallur se do të ndaleshin fluturimet e kompanive ajrore ruse në shenjë të hakmarrjes për aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në mars të vitit 2014.

Dhjetëra mijëra udhëtarë do të preken nga kjo ndalesë për çdo muaj.

Tash udhëtarët janë të detyruar që të fluturojnë nëpër vende të treta për të udhëtuar në Rusi apo Ukrainë, ose ta përdorin trenin, në udhëtimin që zgjatë së paku 13 orë.

XS
SM
MD
LG