Ndërlidhjet

KNO: Organizatat e sportit t’i respektojnë rregullat etike


Thomas Bach
Thomas Bach

Në një referencë të qartë për skandalin e korrupsionit në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, ka kërkuar nga organet e sportit që t’i respektojnë rregullat etike dhe standardet e qeverisjes së mirë ose, në të kundërtën, rrezikojnë ta humbin kredibilitetin.

“Pa qeverisje të mirë, të gjitha të arriturat e juaja janë në rrezik”, tha mbrëmë zoti Bach në fjalimin me rastin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare në Uashington.

“Ju nuk mund ta shkëputni kredibilitetin e organizatave sportive nga ai i garave.

Zoti Bach nuk e ka përmendur FIFA-n, por disa herë i është referuar “lajmeve” aktuale ose “incidenteve gjatë disa muajve të fundit”, duke aluduar në arrestime, hetime dhe pezullime, që e kanë përfshirë FIFA-n.

Në këtë takim, që për të parën herë mbahet në Shtetet e Bashkuara prej vitit 1994, marrin pjesë afro 1,200 delegacione nga më shumë se 200 vende, raporton AP.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ai i Sudanit Jugor mbrëmë formalisht janë pranuar si anëtarë të rinj, disa muaj pasi janë njohur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik.

XS
SM
MD
LG