Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nga sulmet ruse në Siri janë vrarë civilë


John Kirby

John Kirby

Shtetet e Bashkuara kanë informacione që indikojnë se nga sulmet aktuale me bomba të Rusisë në Siri janë “shkaktuar dëme anësore”, përfshirë vrasje të civilëve dhe goditje të spitalit, ka kumtuar mbrëmë vonë, Departamenti amerikan i shtetit.

“Ne kemi parë disa informacione që na çojnë të besojmë se aeroplani ushtarak rus e kishte qëlluar një spital”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Ai mëtutje ka theksuar se “ne kemi informacione të tjera operacionale që na çojnë të besojmë se rusët nuk e kanë marrë në shënjestër vetëm grupin Shteti Islamik, por në fakt, kanë shkaktuar dëme anësore dhe disa viktima civile, përfshirë infrastrukturë civile”, tha John Kirby.

XS
SM
MD
LG