Ndërlidhjet

Ukrainë: Zjarri vdekjeprurës në depo – mund të jetë akt terrorist


Pamje nga një zjarr i mëparshëm në Ukrainë

Pamje nga një zjarr i mëparshëm në Ukrainë

Zyrtarët e Ukrainës thonë se zjarri që ka shkaktuar eksplodime të shumëfishta në një depo të municionit, me ç’rast janë vrarë dy vetë, po hetohet si “akt terrorist”.

Ministria e mbrojtjes tha sot se këto shpërthime kanë ndodhur në kompleksin ushtarak në qytetin Svatove, 100 kilometra larg territorit të Luhanskut, që është nën kontrollin e separatisëve prorusë.

Një përfaqësues i kryengritësve në Luhansk tha se separatistët nuk “kanë asgjë të përbashkët” me këtë incident.

Në videon e publikuar shihet re e madhe e tymit duke dalur nga depoja, ku raportohet se ishin afro 3,500 tonelata municion.

Të dy personat e vrarë ishin civilë. Gjatë këtij incidenti janë plagosur edhe katër civilë dhe katër ushtarë.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar lufta në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 7,900 vetë.

XS
SM
MD
LG