Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohet vrasësi i fëmijës shqiptar


Migrantët në Gjermani

Migrantët në Gjermani

Një person i arrestuar në Berlin, i dyshuar se e ka rrëmbyer një fëmijë shqiptar katërvjeçar, ka pranuar se e ka vrarë atë, e po ashtu, e ka vrarë edhe një tjetër fëmijë që ishte zhdukur në muajin korrik, kanë thënë sot prokurorët gjermanë.

Një zëdhënës për prokrurorinë e Berlinit tha se personi 32 vjeçar ka pranuar se e ka vrarë shqiptarin katërvjeçar, Mohamed Januzi, familja e të cilit kërkonte azil në Gjermani dhe gjashtëvjeçarin Elias nga qyteti Potsdam.

Ky zëdhënës nuk ka pranuar të paraqes të dhëna të tjera.

E përditshmja Bild ka raportuar se personi i arrestuar quhet Silvio B. Mediat gjermane kanë raportuar se ai ka pranuar se e ka varrosur copa-copa trupin e fëmiut Elias.

Dje policia e ka arrestuar këtë person, pas informacionit të nënës së tij, së cilës ai i kishte thënë se është i involvuar në rrëmbimin e Mohamedit.

Trupi pajetë i fëmijës është gjetur më vonë në veturën e tij.

Mohamedi ishte zhdukur më 1 tetor, derisa ishte duke pritur afër zyrës së programit qeverisës për kujdes social me nënën e tij dhe dy vëllezër, raporton Reuters nga Berlini.

Polcia gjermane tha dje se nuk ka indikacione se i dyshuari nga Brandendubru në Gjermani kishte lidhje me grupet e krahut të djathtë ose ndonjë kontakt me qarqet ksenofobike.

XS
SM
MD
LG