Ndërlidhjet

Gjeorgji: Hetime të përgjimeve për "përmbysje të qeverisë"


Pamje e pjesës qendrore të kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Pamje e pjesës qendrore të kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Shërbimi i sigurisë shtetërore të Gjeorgjisë thotë se po i shqyrton incizimet që kanë rrjedhur të ish-presidentit, Mikheil Saakashvili, si pjesë e një hetimi lidhur me dyshime për "konspiracion për përmbysje” të qeverisë.

Një zëdhënës i këtij shërbimi tha sot në televizion se hetimet për këtë çështje kishin filluar më 24 të këtij muaji.

Në hetime përfshihet biseda me udhëheqësin e televizionit Rustavi 2, Nika Gvaramia, dhe njërin nga liderët e partisë opozitare, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (ENM), Giga Bokeria.

Në incizimet e dyshuara thuhet se dëgjohen fjalët e Saakashvilit për “të shkuar nëpër një skenar revolucionar” dhe për “konfrontim fizik”.

Aktualisht, Mikheil Saakashvili është guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë.

Dhjetëra ish-bashkëpunëtorë të tij , përfshirë edhe ish-kryeministrin, janë arrestuar lidhur me akuza për abuzim të pozitës dhe korrupsion, prej se pushtetin e mori koalicioni qeverisës, Ëndrra Gjeorgjiane, pasi e mundi partinë e Saakashvilit, ENM, në zgjedhjet para tri vitesh.

XS
SM
MD
LG