Ndërlidhjet

Kina - SHBA-ve: Incidenti i vogël mund të shkaktoj luftë


Aeroplanbartësi amerikan USS Abraham Lincoln në Oqeanin Indian
Aeroplanbartësi amerikan USS Abraham Lincoln në Oqeanin Indian

Komandanti i Marinë së Kinës, Wu Shengli, i ka thënë dje kolegut amerikan, John Richardson, gjatë një telekonference, se edhe incidenti i vogël mund të shkaktoj luftë në Detin Kinez Jugor, nëse Shtetet e Bashkuara nuk i ndalin “aktet provokuese”, ka kumtuar sot Marina kineze.

Këto bisedime janë organizuar pas lëvizjes së Shteteve të Bashkuara, që këtë javë e dërgoi një luftanije në afërsi 8 kilometra nga një ujdhesë artificiale, e krijuar nga Kina, në një arkipelag në këtë det.

“Nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me këto lloje të akteve të rrezikshme dhe provokative, atëherë mund të ketë situatë serioze ndërmjet forcave të vijave frontale nga të dy palët në det dhe në ajër, ose bile edhe incident i vogël do të shkaktonte luftë”, tha Marina kineze.

Përkundër kësaj retorike të nxehtë, një zyrtar amerikan tha se shefat e marinave të dy vendeve janë pajtuar ta mbajnë të hapur dialogun dhe t’i ndjekin protokollet për evitimin e përplasjeve.

XS
SM
MD
LG