Ndërlidhjet

Rusi: Në Kaukazin Verior janë neutralizuar qindra militantë


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Rusisë në rajonin e Kaukazit Verior
Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Rusisë në rajonin e Kaukazit Verior

Ministria e brendshme e Rusisë thotë se qindra militantë janë zënë ose vrarë në rajonin e trazuar Kaukazi Verior, gjatë vitit 2015.

Dega e kësaj ministrie në Kaukazin Verior, në kumtesën e djeshme, ka njoftuar se “447 liderë të grupeve dhe militantë janë neutralizuar ose arrestuar” prej 1 janarit, gjatë “1,345 operacioneve të suksesshme të sigurisë”, të mbajtura kryesisht në këtë rajon me popullatë shumicë myslimane.

Rajoni Kaukazi Verior i Rusisë është përfshirë nga dhuna e ndërlidhur me kryengritjen islamiste, që i ka rrënjët në dy luftëra separatiste pas-sovjetike në Çeçeni dhe në krimin e organizuar, mospajtimet politike dhe rivalitetet klanore.

Zyrtarët rusë më herët kanë thënë se disa mijëra shtetas rusë, kryesisht nga Kaukazi Verior, po luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG