Ndërlidhjet

Presidenti i Moldavisë emëron kryeiministrin e ri


Parlamenti i Moldavisë
Parlamenti i Moldavisë

Presidenti i Moldavisë ka emëruar një ushtrues detyre të kryeministrit të këtij vendi, pasi qeveria humbi votën e mirëbesimit, përballë dyshimeve për korrupsion.

Presidenti Nicolae Timoftu ka emëruar zëvendës kryeministrin Gheorghe Brega si kryeministër në detyrë, deri në formimin e qeverisë së re. Brega tha se një qeveri e re pro-evropiane duhet të formohet sa më shpejt të jetë e mundshme. Parlamenti tani ka tre muaj kohë të aprovojë përbërjen e qeverisë së re.

Ligjvënësit kanë votuar të enjten kundër qeverisë së kryeministrit Valeriu Strelet, i cili ka mbrojtur edhe ish krueministrin Vlad Filat, me gjithë dyshimet për korrupsion.

Filat është arrestuar më 15 tetor nën dyshimet se ka marrë 260 milionë dollarë amerikanë si rryshfet, në ndërlidhje me një mashtrim tjetër që kishte të bënte me zhdukjen e 1,5 miliardë dollarëve amerikane nga tri banka moldave, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Strelet dhe Filat, që të dy, kanë hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG