Ndërlidhjet

logo-print

Turqia mban zgjedhjet qendrore të dielën


Stamboll, pamje nga zgjedhjet e kaluara

Stamboll, pamje nga zgjedhjet e kaluara

Në Turqi, të dielën mbahen zgjedhjet qendrore, pas pesë muajsh jo të qetë pa një qeveri, në një periudhë kur vendi po përballet me pasiguri në rritje pas sulmit terrorist në Ankara dhe akuzave për shtypje mediash.

Të cilësuara si zgjedhjet më të rëndësishme ndër vite, rezultati i tyre do të përcaktojë edhe të ardhmen politike të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndonëse emri i tij nuk është në fletë-votim.

Sondazhet parashikojnë se partia e zotit Erdogan, AKP, do të fitojë edhe kësaj radhe shumicën e votave, por mbase jo mjaftueshëm për të fituar shumicën parlamentare sa për ta formuar e vetme qeverinë.

Vëzhguesit thonë se një rezultat jopërfundimtar për formimin e qeverisë, do të mund të trazojë edhe më shumë Turqinë, e cila aktualisht po përballet me sfida serioze, që kryesisht janë të ndërlidhura me sigurinë e vendit.

XS
SM
MD
LG