Ndërlidhjet

HRW fton Kerryn të ndërhyjë për të drejtat e njeriut në Azinë Qendrore


John Kerry

John Kerry

Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, që publikisht të shprehë shqetësim për shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhen nga qeveritë e Azisë Qendrore.

Zoti Kerry pritet ta vizitojë Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, nga 31 tetori e tutje.

Përmes një komunikate, HRW ka ftuar zotin Kerry të ushtrojë trysni për përmirësime konkrete në takimet që do të ketë me zyrtarë të Azisë Qendrore.

Grupi ka thënë se ai “duhet ta bëjë të qartë se pjesë jetike e bashkëpunimit të marrëdhënieve dypalëshe duhet të jetë lirimi nga burgu i personave të arrestuar me keqdashje, lejimi i grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve që të kryejnë punën e tyre pa pengesë” dhe detyrime tjera për përmbushjen e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG