Ndërlidhjet

Vazhdon vala e migrantëve në kufirin Slloveni-Austri


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Policia e Austrisë ka thënë se situata në kufirin, e vërshuar nga migrantët, me Sllovenin është e tensionuar, por brenda kontrollit.

Zëdhënësi Leo Josefus ka thënë se janë duke siguruar transport për qindra migrantë, të cilët dëshirojnë të arrijnë në pika kufitare me Austrinë.

“Kemi në vazhdimësi njerëz të cilët arrijnë nga Sllovenia, por situata është nën kontroll,” ka thënë ai.

Ndërkaq Së paku 22 migrantë, përfshirë 13 fëmijë, janë mbytur gjatë natës në det afër ishujve grekë, Kalymnos dhe Rhodes, derisa përpiqeshin të arrijnë në Evropë,

Evropa është duke u ballafaquar me krizën më të madh të migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG