Ndërlidhjet

logo-print

Lirohen 20 të burgosur në Jemen


Mbështetesh të grupit Huthi.

Mbështetesh të grupit Huthi.

Zyrtarë të ushtrisë në Jemen kanë thënë se rebelët Shiitë kanë liruar 20 të burgosur, në pe rendim të provincës Ibb, pas presionit nga grupe lokale, jo- qeveritare.

Zyrtarët kanë thënë se 20 personat e liruar, ishin marrë para disa javësh, pasi kishin planifikuar të merrnin pjesë në një protestë kundër rrethimit të qytetit Taz, nga rebelët Huthi.

Për pesë muaj më radhë rebelët Huthi kanë bllokuar ushqimin dhe barnat në qytetin Taiz, i cili është qyteti i tret më radhë për nga madhësia në Jemen.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore në Jemen qysh në muajin mars, në përpjekje për të zmbrapsur rebelët Huthi.

Këta të fundit kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, këtë vit.

XS
SM
MD
LG