Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe Rusia dakordohen, Siria duhet të mbetet e paprekur


Pamje sot në Vjene.
Pamje sot në Vjene.

Sekretari i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kanë thënë se Siria, duhet të dal nga lufta civile si një shtet i vetëm sekularë.

Në një konferencë të përbashkët, pas dy ditë bisedimesh në Vjenë, Kerry ka thënë se institucionet shtetërore në Siri, duhet të mbesin të paprekura, edhe pse ai dhe homologu i tij rus, nuk janë pajtuar rreth tërheqjes, ose jo, të menjëhershme të presidentit, Bashar al-Assad

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka deklaruar se ministrat e jashtëm do të takohen sërish pas dy javëve, në një raund të ri të bisedimeve, në përpjekje për ti dhënë fund konfliktit në Siri.

XS
SM
MD
LG