Ndërlidhjet

Ushtrimet e Luftës së Ftohtë mund të kthehen sërish në Rusi


Zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin.

Zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin.

Zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin ka thënë se vendi i tij duhet të fillojë së zbatuari praktikat e vjetra të Luftës së Ftohtë, rreth trajnimit të qytetarëve, se si ata duhet të reagojnë në rast të sulmeve bërthamore.

Duke folur gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë në Rusi, Rogozin ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke e prishur baraspeshën bërthamorë, duke zhvilluar një sistem të ri të armëve.

Rusia nuk ka rrugëdalje tjetër vetëm të reagojë ndaj masave agresive të Shtetetve të Bashkuara ka thënë se ai.

Një masë, ka thënë Rogozin, është krijimi i “mbrojtës civile” në mënyrë që të “shmangim humbje të mëdha" në mes të popullatës, në rast të ndonjë sulmi bërthamorë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, trajnimet e mbrojtës civile kanë qenë obligatore.

Sistemi sovjetik kishte ndërtuar strehime në raste të sulmeve bërthamore.

XS
SM
MD
LG