Ndërlidhjet

Punonjës të OKB-së pushohen nga puna për pornografi të fëmijëve


Selia e OKB-së në Nju Jork

Selia e OKB-së në Nju Jork

Katër pjesëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara kanë shpërndarë pornografi të fëmijëve me emailet zyrtare, bën të ditur një raport i brendshëm i OKB-së.

Të katërtit janë pushuar nga puna. Një tjetër punëtor i OKB-së, ndërkaq, është pushuar për transportim të 173 kilogramëve marijuanë me një automjet zyrtar.

Të pesë rastet kanë ndodhur këtë verë, thuhet në raport.

Raporti i OKB-së nuk përfshin informacione për ndonjë padi penale kundër ish-pjesëtarëve të stafit.

XS
SM
MD
LG