Ndërlidhjet

Mustafa, optimist për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës mund të dërgojnë mesazh jo të mirë te shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në prag të një vendimi për ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.

Kryeministri Mustafa, në një konferencë për media të mbajtur në Qeverinë e Kosovës, tha se Kosova ka një përkrahje të madhe nga shtetet e ndryshme të botës për anëtarësim në UNESCO.

“[Zhvillimet e në Kuvend] mund të lënë një pasqyrë, mirëpo unë jam shumë i bindur se sjellja jonë që kemi reflektuar në ketë periudhë të shtetndërtimit, si deri në vitin 2008 dhe pas këtij viti, tregon se ne jemi shumë parimorë sa i përket respektimit dhe ruajtjes së vlerave kulturore dhe trashëgimisë kulturore”, tha Mustafa.

Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh optimist sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Me datën 21 të këtij muaji, bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka votuar në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.

XS
SM
MD
LG