Ndërlidhjet

Opozita fut me forcë peticionin në Kuvend


Materiali i peticionit
Materiali i peticionit

Liderët e tri partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës: Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, pa lejen e sigurimit, kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ka hyrë me forcë bashkë me liderët e tjerë, ka thënë se është e pakuptimtë që të mos lejohet futja e disa dokumenteve në Kuvend.

Pas futjes në Kuvend, liderët opozitarë kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë treguar se janë mbledhur mbi 200,000 nënshkrime të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG