Ndërlidhjet

Kerry thekson mbështetjen për pavarësinë e Kirgizisë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Bishkek.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në Bishkek.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka hapur sot ndërtesën e re të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bishkek.

Kerry ndodhet në Kirgizi, në ndalesën e parë të turneut të tij në Azinë qendrore.

“Të gjithë e dimë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë në mesin e vendeve të para që kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kirgizisë, 24 vjet më parë. Është vështirë të besohet se sa shpejt ka kaluar koha. Qysh atëherë, ne kemi mbështetur me ngulm pavarësinë e këtij vendi, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial dhe mund t’ju siguroj se do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Kerry.

Gjatë katër ditëve të ardhshme, Kerry do të vizitojë edhe Uzbekistanin, Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin. Kryediplomati amerikan do t’i sigurojë zyrtarët atje se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur.

Qeveritë e Azisë qendrore druajnë se tërheqja graduale e forcave amerikane nga Afganistani do t’iu japë fund interesave të Uashingtonit në rajon.

XS
SM
MD
LG