Ndërlidhjet

Policia kroate ka bërë të ditur se një grua 63 vjeçe nga Afganistani ka vdekur nga shkaqet natyrore në një kamp të refugjatëve.

Ky është rasti i parë i vdekjes së një migranti në Kroaci, prejse ka nisur fluksi i tyre atje, në mes të shtatorit.

Zëdhënësi i policisë, Domagoj Xhigumoviq, ka thënë se gruaja ka vdekur mëngjesin e sotëm, pasi ka arritur në kampin Opatovac, në kufi me Serbinë.

Ai nuk e ka bërë publik emrin e saj, por ka thënë se do të varroset në varrezat myslimane.

Afro 300,000 azilkërkues kanë hyrë në Kroaci, gjatë rrugës së tyre për në Evropën perëndimore.

XS
SM
MD
LG