Ndërlidhjet

logo-print

Një grup militant thotë se ka rrëzuar avionin rus


Ilustrim

Ilustrim

Një grup militant në Egjipt, i lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik, ka thënë se është përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit rus të pasagjerëve në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar se të 224 njerëzit në bord kanë humbur jetën.

Sipas burimeve të sigurisë në Egjipt, po ashtu nuk ka indikacione se aeroplani rus është qëlluar apo hedhur në erë.

Autoritetet ruse, megjithatë, kanë dërguar një ekip të gjerë në vendin e ngjarjes për të hetuar aksidentin.

XS
SM
MD
LG