Ndërlidhjet

Vritet një botues laik në Bangladesh, tre plagosen


Blogeri Avijit Roy është vrarë nga islamistë të dyshuar në muajin shkurt.

Blogeri Avijit Roy është vrarë nga islamistë të dyshuar në muajin shkurt.

Një botues nga Bangladeshi i librave laikë është therur për vdekje në Daka.

Faisal Arefin Dipon, 43 vjeç, është vrarë në zyrën e tij në qendër të qytetit, disa orë pasi një tjetër botues dhe dy shkrimtarë laikë janë plagosur në një sulm.

Këto janë viktimat e fundit të sulmeve ndaj sekularistëve, prejse blogeri Avijit Roy është vrarë nga islamistë të dyshuar në muajin shkurt.

Të dy botuesit e sulmuar sot kanë publikuar punën e Royt, i cili ka pasur edhe shtetësi të Bangladeshit, edhe të Shteteve të Bashkuara.

Përgjegjësinë për sulmet e sotme nuk e ka marrë asnjë grup.

Grupi lokal islamik Ansarullah Bangla Team ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në të kaluarën.

XS
SM
MD
LG