Ndërlidhjet

Moska: Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit


Të afërimit e pasagjerëve që kanë humbur jetën nga rrëzimi i avionit rus.
Të afërimit e pasagjerëve që kanë humbur jetën nga rrëzimi i avionit rus.

Autoritetet ruse kanë thënë se shkaku i rrëzimit të avionit rus të pasagjerëve, sot në Gadishullin Sinai të Egjiptit, mbetet i panjohur.

Rregullatori i aviacionit rus Rosaviatsia ka thënë se nuk ka parë ndonjë arsye për t’iu lënë fajim dështimeve teknike, gabimeve të ekuipazhit apo veprimeve të jashtme.

“Derisa nuk ka prova të besueshme për rrethanat e asaj që ka ndodhur, nuk ka kuptim të diskutojmë për versionet”, ka thënë përmes një deklarate agjencia Rosaviatsia.

Ministri rus i Transportit, Maksim Sokolov, ka hedhur poshtë pretendimet e një grupi militant, i cili është i lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik dhe i cili ka thënë se ai mban përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus.

“Pretendimet se avioni rus është rrëzuar nga terroristët nuk mund të konsiderohen të sakta”, ka thënë Sokolov për agjencinë Interfax.

Është konfirmuar se të 224 njerëzit që kanë qenë në bordin e aeroplanit, kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG