Ndërlidhjet

SHBA ndihmon opozitën siriane edhe me gati 100 milionë $


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do t’i sigurojnë opozitës siriane afro 100 milionë dollarë shtesë, për të mbështetur këshillat lokalë dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Kjo çon në afro 500 milionë dollarë ndihmën që Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do ta japin qysh në vitin 2012, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Ndihma e re është bërë publike nga zëvendëssekretari i Shtetit, Antony Blinken, në një forum për sigurinë rajonale në Bahrejn.

“Ndihma e Shteteve të Bashkuara mban shkollat hapur për fëmijët sirianë; përmirëson qasjen në infrastrukturën e energjisë dhe të ujit; mbështet mediat e pavarura dhe shoqërinë civile dhe ndërton kapacitetet e opozitës së moderuar që të luajë rol në të ardhmen e Sirisë”, ka thënë përmes një deklarate Departamenti amerikan i Shtetit.

XS
SM
MD
LG