Ndërlidhjet

Rrëzimi i avionit, Kerry ngushëllon popullin rus


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ngushëlluar popullin rus pas rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve, në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Të 224 njerëzit në bord, gati të gjithë rusë, kanë humbur jetën në fatkeqësinë e së shtunës.

“Kemi mësuar sot për humbjen e një aeroplani rus që fluturonte nga Sharm el-Sheiuku i Egjiptit në Shën Petersburg, me 224 njerëz në bord. Ne thjesht duam të shprehim ngushëllimet tona për Rusinë dhe të gjitha familjet”, ka thënë Kerry.

Autoritetet ruse kanë thënë se shkaku i rrëzimit të avionit nuk dihet ende.

Ministri rus i Transportit, Maksim Sokolov, ka hedhur poshtë pretendimet e një grupi militant, i cili është i lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik dhe i cili ka thënë se ai mban përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus.

“Pretendimet se avioni rus është rrëzuar nga terroristët nuk mund të konsiderohen të sakta”, ka thënë Sokolov për agjencinë Interfax.

XS
SM
MD
LG