Ndërlidhjet

Kerry nis vizitën në Uzbekistan


Në aeroportin e qytetit Samarkand, Kerry është pritur nga presidenti autokratik i Uzbekistanit, Islam Karimov.
Në aeroportin e qytetit Samarkand, Kerry është pritur nga presidenti autokratik i Uzbekistanit, Islam Karimov.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur sot në Uzbekistan, në kuadër të turneut në Azinë qendrore.

Shtetet e Bashkuara duan që qeveritë autoritare të rajonit të forcojnë demokracinë dhe të respektojnë të drejtat e njeriut, pasi besojnë se hapat e tillë zvogëlojnë ekstremizmin.

Në aeroportin e qytetit Samarkand, Kerry është pritur nga presidenti autokratik i Uzbekistanit, Islam Karimov.

Të shtunën, Kerry ka qëndruar në Kirgizi, ndërsa turneu i tij përfshin edhe Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

Kerry ka thënë se nuk do të hezitojë për të kritikuar nikoqirët e tij.

XS
SM
MD
LG