Ndërlidhjet

logo-print

Disa të vrarë nga sulmi në një hotel në Somali


Mogadishu - foto arkivi

Mogadishu - foto arkivi

Autoritetet në Somali kanë bërë të ditur se ekstremistët islamikë kanë sulmuar një hotel në kryeqytetin Mogadishu, duke vrarë disa njerëz.

Grupi i lidhur me Al-Kaidën, Al-Shabab, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në hotelin Sahafi.

Zyrtarët policorë kanë thënë se së paku nëntë persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Hoteli Sahafi frekuentohet nga anëtarë të parlamentit, punonjës qeveritarë dhe biznesmenë.

Al-Shababi po zhvillon një kryengritje kundër qeverisë së dobët të Soamlisë, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG