Ndërlidhjet

“Pajtohen” Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut


Flamujt e tri shteteve.

Flamujt e tri shteteve.

Udhëheqësit e Japonisë, Kinës dhe Koresë Jugore janë pajtuar për rivendosjen e marrëdhënieve tregtare dhe të sigurisë, gjatë takimit të parë të tyre në tre vjet.
Përmes një deklarate, ata kanë bërë të ditur se janë pajtuar edhe për takime të rregullta trepalëshe, të cilat nuk janë mbajtur qysh në vitin 2012.

“Bashkëpunimi trepalësh është rivendosur plotësisht”, kanë thënë në deklaratë presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, kryeministri i Kinës, Li Keqiang, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Bisedimet e sotme në Seul kanë pasur për qëllim të lehtësojnë tensionet e nxitura nga kontestet territoriale dhe mosmarrëveshjet historike.

Kina dhe Koreja e Jugut thonë se Japonia nuk ka bërë mjaftueshëm për të shpaguar fajin për brutalitetin e trupave të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG