Ndërlidhjet

Zgjedhje në Azerbajxhan, opozita i bojkoton


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në Azerbajxhan po mbahen zgjedhjet parlamentare, por partitë kryesore opozitare janë duke i bojkotuar ato.

Opozita akuzon qeverinë e presidentit Ilham Aliyev për burgosjen e gati të gjithë kundërshtarëve të saj.

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk do t’i monitorojnë zgjedhjet, për shkak të, siç është thënë, kufizimeve nga qeveria.

Në dy vjetët e fundit, autoritetet e Azerbajxhanit kanë burgosur pothuajse të gjithë zërat kritikë, në mesin e tyre gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe mbështetës të të drejtave të njeriut.

Partia e Alieyevit pritet të mbetet shumicë në parlament.

XS
SM
MD
LG