Ndërlidhjet

Kerry kërkon demokraci në Azinë qendrore


Kerry në qytetin Samarkand të Uzbekistanit.
Kerry në qytetin Samarkand të Uzbekistanit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se qeveritë e Azisë qendrore që bëjnë përparime drejt demokracisë, do të përmirësojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Kerry ndodhet në një turne në Azinë qendrore, ish-rajon sovjetik, i cili dominohet nga udhëheqës autoritarë.

Gjatë ndalesës në qytetin Samarkand të Uzbekistanit, Kerry ka biseduar me ministrat e Jashtëm të Uzbekistanit, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Turkmenistanit.

“Nuk duhet të kemi asnjë dyshim se përparimi në qeverisje demokratike sjell përfitime në fusha të tjera”, ka thënë Kerry.

Në një komunikatë të përbashkët, gjashtë vendet kanë shprehur mbështetje për Afganistanin dhe kanë thënë se zhvillimi i tij si shtet i pavarur dhe paqësor është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Kerry ka takuar edhe presidentin autoritar të Uzbekistanit, Islam Karimov.

XS
SM
MD
LG