Ndërlidhjet

Al-Shababi vret 15 veta në Mogadishu


Mogadishu, foto arkivi

Mogadishu, foto arkivi

Militantët e Al-Shababit kanë sulmuar një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë së paku 15 veta.

Personat e armatosur kanë përdorur dy makina bombë për të sulmuar hotelin Sahafi, ka thënë policia.

Viktimat përfshijnë së paku një deputet dhe gjeneralin që ka udhëhequr ofensivën e vitit 2011 për dëbimin e Al-Shababit nga Mogadishu.

Trupat e Bashkimit Afrikan dhe forcat qeveritare kanë thënë se kanë rikthyer kontrollin e hotelit pas një beteje me armë zjarri.

Hoteli frekuentohet shumë nga anëtarë të Parlamentit të Somalisë.

XS
SM
MD
LG