Ndërlidhjet

Sipas Ajatollahut, zgjedhjet do t’i jepnin fund luftës në Siri


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se zgjedhjet në Siri do t’i jepnin fund luftës civile atje.

Ai ka kritikuar fuqitë e huaja që armatosin dhe financojnë luftëtarët e opozitës siriane.

“Zgjidhje e çështjes së Sirisë janë zgjedhjet dhe për to është e nevojshme që të ndalojë ndihma ushtarake dhe financiare për opozitën”, ka thënë Khamenei.

Ai ka shtuar se synimet e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesmje janë të kundërta me ato të Iranit dhe se negocimi me Uashingtonin për çështjet rajonale ka qenë i pakuptimtë.

Përfaqësues të Iranit kanë marrë pjesë në një samit për Sirinë, që është mbajtur këtë javë në Vjenë.

Të pranishëm atje kanë qenë edhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

XS
SM
MD
LG