Ndërlidhjet

Ka prova se avioni rus është coptuar në ajër


Rrënojat e avionit rus
Rrënojat e avionit rus

Kreu i Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit të Rusisë, Viktor Sorochenko, ka thënë se ka prova që tregojnë se aeroplani rus i pasagjerëve, i cili është rrëzuar të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit, "është coptuar në ajër” dhe se “copat e tij janë shpërndarë nëpër një zonë të madhe”.

Ai, megjithatë, ka shtuar se është ende herët për të nxjerrë konkluzione në lidhje me shkakun e tragjedisë.

Aeroplani rus është rrëzuar me 224 njerëz në bord, duke shkaktuar vdekjen e të gjithëve.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Sharm el-Sheiku i Egjiptit për në Shën Petersburg të Rusisë.

Për më tepër, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG