Ndërlidhjet

logo-print

BE ndan 28 milionë euro për refugjatët sirianë


Refugjatë sirianë në Jordani

Refugjatë sirianë në Jordani

Bashkimi Evropian do të ndajë 28 milionë euro shtesë për Jordaninë, për t’i ndihmuar asaj që të përmbushë nevojat e refugjatëve sirianë gjatë stinës së dimrit.

Komisionari për çështje humanitare i BE-së, Christos Stylianides, i ka bërë këto komente gjatë vizitës në kampin Zatari në veri të Jordanisë, ku ndodhen rreth 80,000 refugjatë nga Siria.

“Sot shpall ndarjen e 28 milionë eurove në mënyrë specifike për Jordaninë. Këto para do të shërbejnë për nevojat urgjente të refugjatëve sirianë dhe për komunitetet e tyre nikoqire”, u ka thënë Stylianides gazetarëve.

Shifra e fundit çon në 198 milionë euro ndihmën që ka ndarë Bashkimi Evropian prejse ka shërthyer konflikti civil në Siri në vitin 2011.

Jordania thotë se ka pranuar 1.4 milion refugjatë sirianë.

XS
SM
MD
LG