Ndërlidhjet

Disa sulme kundër refugjatëve në Gjermani


Gjermani - foto arkivi

Gjermani - foto arkivi

Policia gjermane ka raportuar raste të reja të dhunës kundër refugjatëve.

Në qytetin Magdeburg, një grup prej 30 njerëzve ka rrahur tre sirianë me shkopinj bejsbolli, duke bërë që viktimat të shtrohen në spital.

Policia ka arrestuar një të dyshuar 24 vjeç.

Në një tjetër sulm, një sirian, 26 vjeç, është plagosur nga copat e qelqit, si pasojë e hedhjes së eksplozivit në një qendër azili, në qytetin Frajtal.

Në Sende, pranë Hanoverit, një burrë 43 vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer një sulm me zjarr në një shtëpi të një familjeje refugjate. Në këtë sulm nuk është plagosur askush.

Gjermania pret së paku 800,000 azilkërkues këtë vit.

Shumë nga migrantët që ikin nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika dhe që arrijnë në Evropë përmes Ballkanit, kanë shprehur dëshirën për t’u vendosur në Gjermani.

XS
SM
MD
LG