Ndërlidhjet

​Kuvendi sot pritet të ratifikojë MSA-në


Pamje ilustruese.
Pamje ilustruese.

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot seancë plenare për të shqyrtuar ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër.

Partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje.

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me një letër të hapur, mbrëmë ka thirrur partitë opozitare që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin, siç e ka cilësuar Veseli.

Këto parti tashmë një kohë janë duke bojkotuar dhe penguar mbajtjen e seancave të Kuvendit, me kërkesën për anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG