Ndërlidhjet

Kerry vazhdon vizitën në Azinë Qendrore


Pamje nga takimi me ministrat e vendeve të Azisë Qendrore.
Pamje nga takimi me ministrat e vendeve të Azisë Qendrore.

Sekretari i Shtetit John Kerry është duke vazhduar vizitën e tij në disa vende të Azisë Qendrore që të stimuloj qeveritë e tyre autoritare, mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut gjatë një vizite në rajonin strategjik, kryesisht myslimane.

Kjo është vizita e parë e Kerryit, si sekretar i shtetit, në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, në të cilat Rusia dhe Kina kërkojnë zgjerimin e ndikimit të tyre.

E në anën tjetër këto vende janë pjesë e rekrutimeve që po behën nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, për shkak të varfërisë që ekziston në to.

“Në nuk duhet të kemi dyshime që progresi i qeverive demokratike, ndikon në përfitimin e të gjitha fushave për të cilat ne po flasim,” ka thënë Kerry gjatë një takimi,në Uzbekistan, me ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.

Në një takim të ndarë me presidentin autokrat të Uzbekistanit Islam Karimov, Kerry nuk ka folur të mënyrë të qartë për të drejtat e njeriut, por ka deklaruar se ai dëshiron të flasë “rreth njerëzimit, pjesëmarrës së individëve në shoqëri.”

XS
SM
MD
LG