Ndërlidhjet

Konfirmohet fitorja e partisë së Erdoganit në Turqi


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke përshëndetur mbështetësit në Stamboll.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke përshëndetur mbështetësit në Stamboll.

Partia në pushtet në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar sërish në zgjedhjet parlamentare, duke rikthyer shumicën e votave të humbura në qershor.

Numërimi është bërë gati në të gjitha qendrat e votimit dhe sipas agjencisë së lajmeve, Anadolu, AKP ka fituar 49.% të votave, për derisa partia tjetër CHP ka fituar 25.4% .

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se votuesit “kanë treguar se ata preferojnë veprimet dhe zhvillimin.”

“Elektorati ka dhënë dëshmi për dëshirën e tyre të madhe për unitet dhe integritet për Turqinë.”

Partia pro kurde HDP ka fituar 10% të votave, duke kaluar pragun zgjedhorë.

Zgjedhjet në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.

XS
SM
MD
LG