Ndërlidhjet

Japonia dhe Koreja e Jugut mbajnë samitin e parë që nga 2012


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe kryeministri i Japonisë Shinzo Abe kanë mbajtur një takim të nivelit të lartë bilateral, të parin që nga viti 2012.

Dy liderët janë takuar në Seoul, me qëllim të uljes së tensioneve, të gjysmës së parë të shekullit 20-të. Shumë koreanë mendojnë se kryeministri Abe, i cili ka marrë qeverisjen e Japonisë më 2012, ka minimizuar krimet japoneze, gjatë periudhës së okupimit të Gadishullit Korean, gjatë viteve 1910-45.

Çështja e njohur si “femrat për qejfe”, që përfshin detyrimin e femrave koreane për të prostituuar tek ushtarët japonezë gjatë luftës, mbetet një problem i ndjeshëm.

Japonia mendon se kjo çështje është përmbyllur me traktatin e vitit 1965 dhe kërkim - faljen e vitit 1993, por shumë koreanë mendojnë se këto nuk janë të mjaftueshme.

Dy liderët janë dakorduar për “të vazhduar bisedimet” në çështjet “për një zgjidhje sa më të shpejtë,” ka thënë Abe pas takimit.

XS
SM
MD
LG