Ndërlidhjet

IS pranon vrasjen e dy aktivistëve sirianë në Turqi


Ibrahim Abdul Qader, aktivisti i vrarë sirian
Ibrahim Abdul Qader, aktivisti i vrarë sirian

Grupi Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e aktivistit sirian dhe shokut të tij në Turqi.

Në një deklaratë të IS-it thuhet se ata kanë “masakruar” aktivistin Ibrahim Abdul Qader dhe shokun e tij, aktivistin Fares Hamadi në Turqi, më 30 tetor.

Qader kishe punuar për një organizatë në Raqqa, që dokumentonte për krimet që po kryhen në këtë qytet nga militantët ekstremistë të IS-it, në zonat e Sirisë, të kontrolluara nga ata.

“Le ta dijë çdo fe-mohues se ata do të masakrohen ne qetësi,” thuhet në video deklaratën e IS-it.

Trupat e dy viktimave janë gjetur në shtëpinë e njërit nga ta, në mëngjesin e 30 tetorit.

XS
SM
MD
LG