Ndërlidhjet

Erdogan” “Thirrje botës” të respektohet vota e popullit turk


 Recep Tayyip Erdogan.

Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i barë thirrje “gjithë botës” që të respektojë dëshirën e popullit turk, pas zgjedhjeve parlamentare.

“Dëshira e popullit ka treguar dëshirën për stabilitet,” ka thënë Erdogan sot.

“Le të jemi një, le të jemi vëllezër dhe të gjithë së bashku të jemi Turqia.”

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar rreth 50 % të votave, në zgjedhjet e djeshme, duke siguruar vende mjaftueshëm në parlament, për të formuar e vetme qeverinë.

Zgjedhjet në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.

XS
SM
MD
LG