Ndërlidhjet

logo-print

BE: Nuk priten presione të reja në marrëveshjen me Armeninë


Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, në Armeni, Piotr Switalski.

Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, në Armeni, Piotr Switalski.

Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, në Armeni ka shprehur besimin se negociatat e reja politike dhe ekonomike në mes të BE-së dhe Armenisë, nuk do të prishen nga “ përfshirja negative e palës së tretë.”

“Rusia duhet të interesohet për Armeninë që të ketë sa më shumë miq,” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Piotr Switalski.

“Shpresoj që të gjitha ato që do t’i negociojmë ne do të jenë vendime të pavarura të Armenisë.”

Muajin e kaluar BE-ja kishte autorizuar Komisionin Evropian të fillonte negociata me Yerevan-in zyrtarë, për një bazë të re ligjore, për marrëdhënie që do të mund ta zëvendësonin Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, gjë të cilën të dyja palët gati e kishin finalizuar dy vjet më parë.

XS
SM
MD
LG