Ndërlidhjet

Kerry takohet me presidentin e Kazakistanit


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry është duke vazhduar turneun e tij në Azinë Qendrore dhe ka zhvilluar bisedime me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Presidenca e Kazakistanit, ka thënë se në takimin që është zhvilluar me dyer të mbyllura, është diskutuar për çështjet e bashkëpunimit ekonomik, në mesin e shumë temave tjera.

Kjo është vizita e parë e Kerryit, si sekretar i shtetit, në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, në të cilat Rusia dhe Kina kërkojnë zgjerimin e ndikimit të tyre.

Në një komunikatë të përbashkët ministrat dhe liderët e vendeve të rajonit të Azisë Qendrore, gjatë takimit me sekretariatin Kerry, kanë thënë se gjashtë shtetet kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndër-kufitarë ndaj rreziqeve që kanosen nga terrorizmi.

Kerry pritet të vizitojë edhe Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.

XS
SM
MD
LG