Ndërlidhjet

Fatkeqësia ruse, kompania deklarohet për shkakun


Rrënojat e aeroplanit rus

Rrënojat e aeroplanit rus

Linja ajrore ruse, aeroplani i së cilës është rrëzuar të shtunën në Egjipt, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë njerëzve në bord, ka thënë se aksidenti mund të mos jetë shkaktuar nga defekti teknik ose gabimi njerëzor.

Zëvendësdrejtori i kompanisë Kogalymavia, Aleksandr Smirnov, ka thënë se aksidenti mund të jetë rezultat i ndonjë “veprimi tjetër teknik ose fizik”, që ka shkaktuar coptimin e avionit në ajër.

Aeroplani Airbus A321 është rrëzuar në Gadishullin Sinai, pak minuta pasi është nisur nga Sharm el-Sheiku për në Shën Petersburg.

Të 224 njerëzit në bord, gati të gjithë rusë, kanë humbur jetën.

Ka qenë ky aksidenti më vjdekjeprurës ajror në historinë e aviacionit rus dhe sovjetik.

Autoritetet ruse të transportit kanë thënë se aeroplani “është coptuar në ajër”, porse "është shumë herët të përcaktohet shkaku".

XS
SM
MD
LG