Ndërlidhjet

Shifër rekorde e migrantëve në muajin tetor


Migrantë në Gjermani

Migrantë në Gjermani

Mbi 218,000 migrantë dhe refugjatë kanë kaluar Detin Mesdhe në muajin tetor, për të arritur në Evropë.

Zëdhënësi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Adrian Edwards, ka thënë se kjo është shifër rekorde për një muaj.

Ai ka shtuar se numri i refugjatëve në tetor, është gati i njëjtë me numrin e refugjatëve që kanë arritur në Evropë gjatë gjithë vitit 2014.

Sipas shifrave të OKB-së, 218,394 njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm në muajin tetor, krahasuar me 219,000 gjatë gjithë vitit të kaluar.

Qysh në fillim të këtij viti, mbi 600,000 migrantë kanë arritur në Evropë, shumica e tyre nga Siria dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG