Ndërlidhjet

Partia e Aliyevit fiton shumicën në parlament


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Autoritetet zgjedhore në Azerbajxhan kanë thënë se partia e presidentit Ilham Aliyev ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Shefi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazahir Panahov, ka thënë se Partia Azerbajxhani i Ri ka fituar 69 ulëse në Parlamentin prej 125 vendesh.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 1 nëntorit ka qenë gati 56 përqind.

Panahov ka thënë se Komisioni ka pranuar deri më tash vetëm një ankesë, e cila, sipas tij, do të hetohet plotësisht.

Të gjitha partitë opozitare në Azerbajxhan kanë bojkotuar zgjedhjet.

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk i kanë monitoruar zgjedhjet, për shkak të, siç është thënë, kufizimeve nga qeveria.

Në dy vjetët e fundit, autoritetet e Azerbajxhanit kanë burgosur pothuajse të gjithë zërat kritikë, në mesin e tyre gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe mbështetës të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG