Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria përshëndet ratifikimin e MSA-së


Prishtinë

Prishtinë

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur miratimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike.

"Qeveria e Kosovës e konsideron këtë vendim shumë të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, i cili u hap rrugën proceseve të mëtejshme integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian".

"Marrëveshja e Stabilizim Asociimit vendos bazamentin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, që përbën një mundësi shumë të mirë për ndërmarrjen e reformave për fuqizimin shtetit ligjor, krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik, thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar me vendet e BE-së dhe përafrim të gjithanshëm të Kosovës me vlerat dhe standardet evropiane", thuhet pos tjerash në komunikatën e qeverisë.

XS
SM
MD
LG