Ndërlidhjet

Putin: Rrëzimi i avionit, tragjedi e madhe


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka përshkruar si “tragjedi të madhe” rrëzimin e aeroplanit rus të pasagjerëve, të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Të 224 njerëzit në bord kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi.

Putin u ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e tij të afërmve të viktimave.

“Pa asnjë dyshim, duhet bërë çdo gjë për të ndërtuar një pamje objektive të situatës, në mënyrë që të zbulojmë se çfarë ka ndodhur dhe të reagojmë në mënyrë adekuate”, ka thënë Putin.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG