Ndërlidhjet

Rritet kërcënimi terrorist në Zvicër


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Zvicrës ka thënë se kërcënimi terrorist është rritur këtë vit dhe se shërbimet policore dhe të inteligjencës janë duke u marrë me rreth 70 raste të përfshira në “terrorizëm të motivuar nga xhihadi”.

Këshilli Federal ka thënë se është duke konsideruar masa më të forta kundër ekstremizmit, përfshirë ndalimin e xhihadistëve të dyshuar që të lragohen nga vendi.

Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë do të analizojë efektivitetin dhe pasojat e këtyre masave.

Këshilli Federal ka thënë se në Zvicër vihet re fenomeni i udhëtimeve në Siri, të motivuara nga xhihadi, si dhe gra dhe fëmijë që u bashkohen burrave në këtë udhëtim.

XS
SM
MD
LG